Alarm për bombë, evakuohet Gjykata e Selanikut, policia rrethon zonën

schedule09:14 - 27 Shtator, 2021

schedule 09:14 - 27 Shtator, 2021

Gjykata e Selanikut në Greqi është evakuuar mëngjesin e sotëm pas një telefonate kërcënuese që dha alarm për bombë.

Mediat bëjnë me dije se thirrja është bërë pak para orës 09:00 të mëngjesit në numrin 3-shifror të urgjencës, 112.

Forcat e policisë kanë mbërrutur në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë të gjithë ambientet e gjykatës, dyert e të cilës po qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë që është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve në zonën para gjykatës deri në verifikimin e plotë të situatës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!