Festivali ndërkombëtar i operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i tenorit të njohur Ramë Lahaj, është është ndërprerë për disa minuta për shkak të një alarmi për bombë.
Fatmirësisht, koncerti ka nisur sërish mbrëmjen e djeshme pas kontrolleve nga Policia e Shtetit, e cila zbuloi se alarmi ishte fals.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./abcnews.al