Tiranës nuk i ka mjaftuar humbja e pësuar me Kukësin. Dëmtimet janë shqetësimi tjetër për stafin teknik dhe bëhet fjalë për titullarë të rëndësishëm. Elton Cale në fund u ndëshkua me karton të verdhë dhe për të ishte i katërti, çka e lë jashtë derbit të kryeqytetit.
Një tjetër lojtar me shanse minimale të luajë ndaj Partizanit është edhe mbrojtësi Tefik Osmani, i cili javën e shkuar ka punuar i diferencuar. Në infermieria tanimë shtohen edhe një lojtar tjetër dhe ai është Edon Hasani.
Shkodrani, ashtu sikurse sulmuesi Ismael Dunga, do të rikthehet në muajin janar. Në takimin me Kukësin ai u dëmtua në gju dhe pritet që të kryejë rezonancën magnetike për të mësuar shkallën e dëmtimit. Dyshohet se ka një tërheqje të ligamentit dhe për t’u rikuperuar duhen 4-6 deri në javë.
Një lojtar tjetër në dyshim është Winful Cobbinah, i cili gjithashtu e ka lënë në mes ndeshjen kundër Kukësit. Rezonanca do zbulojë situatën e tij dhe shpresohet që të mos ketë diçka serioze dhe të jetë gati për ndeshjen me Partizanin. /abcnews.al