Alarm nga zjarret në Greqi, të paktën 11 zona janë më të rrezikuara

schedule08:11 - 7 Gusht, 2023

schedule 08:11 - 7 Gusht, 2023

Ministria e Krizave Klimatike dhe e Mbrojtjes Civile ka ngritur alarmin në Greqi për të paktën 11 zona për shkak të rrezikut nga zjarret.

Atikë, Kythira, Boeotia, Argolis, Korinthia, Messinia, Focida, Achaia, Laconia, Chania dhe Rethymnon, janë vendet që janë më të rrezikuara sipas autoriteteve greke.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka njoftuar organet kompetente qeveritare të përfshira në shërbim, si dhe qarqet dhe bashkitë e qarqeve të mësipërme, që të jenë në gatishmëri të shtuar për mbrojtjen.

Në të njëjtën kohë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile rekomandon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve, përdorimi i makinerive që shkaktojnë shkëndija.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!