Alarm në Ukrainë, rrezik për sulm ajror në të gjithë vendin

schedule21:45 - 18 Prill, 2022

schedule 21:45 - 18 Prill, 2022

Një sulm ajror është shpallur pothuajse në çdo rajon të Ukrainës , raporton media ukrainase Nexta.

Ndërkohë më herët zyrtarët ukrainas thanë se ushtria bruse ka nisur një fazë të re ofensive në lindje të vendit.

“Këtë mëngjes, përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv, pushtuesit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen tonë,” tha Sekretari i Këshillit të Sigurimit Oleksiy Danilov në komentet televizive.

“Ata filluan përpjekjen e tyre për të nisur fazën aktive këtë mëngjes”, shtoi ai.

Rusia ka ripërqendruar forcat e saj rreth lindjes javët e fundit pasi u tërhoq nga zona përreth kryeqytetit, Kiev, pas rezistencës së ashpër.

Ukraina po përgatitet për një sulm të ashpër në një rajon ku ajo ka qenë duke luftuar forcat separatiste ruse për disa vite./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!