Autoritetet greke janë alarmuar këtë pasdite pasi një objekt i dyshimtë u gjet përpara konsullatës ruse në Selanik. Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap. Sapo u njoftua Qendra Operative e Veprimit të Menjëhershëm, urdhëroi bllokimin e zonës.
Një ekip nga departamenti i asgjësimit të mjeteve shpërthyese shkoi në vendngjarje. Deri më tani, zona pranë sheshit Aristotelous në rrugën “Mitropoleos” dhe rrugën “Demosthenous” mbetet e bllokuar./abcnews.al