Alarm në Poloni, përhapet sëmundja e legjionarëve, humbin jetën 7 persona, infektohen dhjetëra të tjerë

schedule12:56 - 25 Gusht, 2023

schedule 12:56 - 25 Gusht, 2023

Polonia së fundmi po përballet me përhapjen e sëmundjes së legjionarëve në qytetin Zeszóë ku deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe janë infektuar 76 të tjerë.

Gjithsej shtatë persona, katër burra dhe tre gra kanë vdekur”, tha kreu i inspektoratit shëndetësor polak, Krzysztof Szaczka.

Legionella është një bakter që rritet në ujë ose në kondicionerë dhe shkakton probleme serioze në frymëmarrje. Sipas mediave viktimat janë të moshës 63 deri në 95 vjeç, të cilët vuanin nga sëmundje kronike, kryesisht kancer dhe sëmundje të zemrës, dhe sistemi i tyre imunitar ishte dobësuar rëndë.

Autoritetet janë ende në kërkim të burimit të ndotjes. Rezultatet e para të testeve në mostrat e ujit nuk do të dihen deri të hënën e ardhshme.

Legjioneloza ose sëmundja e Legjionarëve është një infeksion serioz i mushkërive me origjinë bakteriale. Infeksioni shkaktohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, duke thithur bakterin. Sëmundja nuk përhapet nga personi në person.

Infeksioni, periudha e inkubacionit të të cilit është dy deri në tre ditë, e ka marrë emrin nga shpërthimi i parë i njohur i regjistruar në vitin 1976 në një hotel në Filadelfia (SHBA), ku po mbahej një konferencë e Legjionit Amerikan, organizata kryesore e veteranëve në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!