Alarm në Londër, sulm me thikë në një qendër tregtare

schedule22:06 - 4 Maj, 2021

schedule 22:06 - 4 Maj, 2021

Autoritetet londineze janë alarmuar nga një sulm me thikë në një qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur në Brent Cross. Një burrë u plagos si pasojë e sulmit dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Policia mbërriti vendin e ngjarjes, ndërsa njerëzit në panik vrapuan për t’i shpëtuar rrezikut. Sipas pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale, incidenti ndodhi në një dyqan të Apple.

Sulmet me thikë në kryeqytetin britanik po shkaktojnë shqetësim, pasi 12 adoleshentë janë vrarë me thikë për katër muajt e fundit. g.v/abcnews.al