Një operacion policor po zhvillohet në Kapitolin e SHBA pasi u raportua për një person të armatosur në ndërtesën e Senatit.
Policia e Kapitolit tha në Twitter se ata që janë brenda ndërtesës së Senatit “duhet të bëjnë kujdes” për shkak të një raportimi për një person të armatosur.
Policia tha se mori një telefonatë “shqetësuese” në numrin 911 (numri i policisë) dhe i ka kërkuar publikut që të shmangë zonën.
Nuk ka raporte të konfirmuara për të shtëna me armë zjarri.
Për shkak të pushimeve verore, shumica e punëtorëve dhe senatorëve mungojnë në zyrat e tyre.
Sipas mediave amerikane, një ndërtesë e Senatit tashmë është evakuuar.
Our officers are searching in and around the Senate Office Buildings in response to a concerning 911 call. Please stay away from the area as we are still investigating. We will continue to communicate with the public here. pic.twitter.com/vqCY0I7u8m
— The U.S. Capitol Police (@CapitolPolice) August 2, 2023
/abcnews.al