Alarm në Brazil, zbulohet rasti i tretë me variantin e ri të COVID, në pikëpyetje lehtësimi i masave

schedule19:10 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:10 - 1 Dhjetor, 2021

Në Brazil u zbulua sot rasti i tretë i infektuar me varianti i ri të COVID, Omicron. Ai është një 29-vjeçar, asimptomatik i cili rezultoi pozitiv gjatë kontrollit në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos teksa kthehej nga Etiopia.

Kjo vë në pikëpyetje planet e Brazilit për të lehtësuar kufizimin e masave pas një rënie të lehtë të rasteve të reja me COVID.

Ditën e djeshme dy persona u diagnostifikuan me variantin e ri gjatë kontrollit në po të njëjtin aeroport.

Zyrtarët shëndetësorë kanë bërë me dije se të tre rastet e konfirmuara pozitivë ishin vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID, megjithatë është ende e paqartë koha se kur e kanë marrë vaksinë. /Abcnews.al