Alarm i rremë për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

schedule10:26 - 27 Maj, 2023

schedule 10:26 - 27 Maj, 2023

Një telefonatë e ardhur në Policinë e Kosovës, se në stacionin e autobusëve në Prishtinë është vendosur bombë, ka rezultuar alarm i rremë.

Kjo është konfirmuar nga vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhej se pas verifikimeve, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit. Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!