Alarm fals për bombë tek Astiri

schedule19:24 - 29 Prill, 2019

schedule 19:24 - 29 Prill, 2019

Një pako e vogël, ku dyshohej se kishte lëndë plasëse ka shkaktuar frikë në zonën e Astirit në Tiranë. Pakoja ishte lënë në asfalt, në anë të një bordure, pranë një makine teksa qytetaret njoftuan uniformat blu.

Pas rrethimit të zonës dhe largimit të donorëve të zonës, Forcat xheniere shpërthyen në mënyrë telekomanduar, ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive. Rezultoi se sendi i dyshimtë kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë.

Sipas policisë dyshohet se kjo pako u la qëllimisht në rrugë për të krijuar panik. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ku gjet pakoja e dyshimtë për të bërë të mundur identifikimin e autorit që krijoi panik dhe frikë për më shumë se 2 dy orë në zonën e Astrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!