Alan Shearer: Me Bellingham dhe Foden, Anglia mund të fitojë Euro 2024

schedule14:58 - 20 Maj, 2024

schedule 14:58 - 20 Maj, 2024

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, beson se mesfushori i Realit të Madridit, Jude Bellingham, mund të jetë faktor kyç për ta çuar Anglinë në majën e futbollit kontinental në turneun që do të zhvillohet në Gjermani.

“Ai mund të jetë “faktori X”, nëse shikoni se çfarë ka arritur. Numrat e tij te Reali këtë sezon, golat dhe asistimet e tij, nuk janë të lehta për t’u bërë”, tha Alan Shearer për agjencinë e lajmeve “PA”.

Ish-sulmuesi theksoi se futbollisti 20-vjeçar duhet të përdorë “si avantazh” faktin që ka luajtur për një klub me “fuqinë e Realit të Madridit”, në një stadium si “Santiago Bernabéu”.

“Nuk ka dyshim që të luajë për Anglinë në Evropian nuk do ta ndiejë aspak presionin, ai do të luajë një rol shumë të rëndësishëm”, shtoi ish-kapiteni i skuadrës angleze, që është ende në kërkim të trofeut kontinental (humbi finalen në edicionin e fundit në shtëpi, në Wembley, me penallti ndaj Italisë).

Por tani, me talentin e Bellingham dhe lojtarëve të tjerë të rinj si Phil Foden dhe Bukayo Saka, si dhe me aftësinë e shënimit të Harry Kane, kampionia i botes e vitit 1966 është një nga favoritet.

“Unë besoj fuqimisht që Anglia në këtë edicion do të ketë shansin e saj më të mirë”, pranoi Shearer.

“Ne kemi një mundësi të madhe për ta fituar turneun, pa dyshim. Herën e fundit humbëm me penallti, në Wembley. Është një mundësi për këta djem që të bëjnë historinë, siç e bëri brezi i ’66-ës. Të shpresojmë se do t’ia dalin. Anglia duhet të gjejë një mënyrë për ta arritur suksesin, sepse mendoj se ky është viti i duhur.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!