Alabama miraton ligjin për të dënuarit për krime seksuale

schedule11:33 - 11 Qershor, 2019

schedule 11:33 - 11 Qershor, 2019

Guvernatorja e Alabamës, ne SHBA Kej Ajvi firmosi ligjin i cili detyron të dënuarit pët krime seksuale ndaj të miturve, të nisin kastrimin kimik një muaj para lirimit të tyre nga burgu, me shpenzimet e tyre.

Vendimi parashikon që të interesuarit të vazhdojnë trajtimin deri sa një gjykatë të vendosë se nuk është më e nevojshme.

Guvernatorja u shpreh se ky ligj është një hap para për mbrojtjen e fëmijëve në shtetin e Alabamës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!