Al Pacino bën deklaratën e fortë: I dhashë Harrison Ford një karrierë dhe ai nuk më falënderoi kurrë

schedule15:19 - 20 Prill, 2023

schedule 15:19 - 20 Prill, 2023

Al Pacino dha një intervistë dhe foli për karrierën e tij të madhe, duke përmendur veccanërisht “The Godfather”, si dhe dha një përgjigje humoristike se përse e refuzoi filmin e parë të Star Wars, duke “i dhënë një shans” Harrison Fordit të shkëlqejë.

Siç raporton FAR OUT, aktori i njohur foli me David Rubenstein si pjesë e serialit ‘People Who Inspire Us’ dhe zbuloi se për kishte thënë se nuk e kuptonte rolin, në mënyrë që ta fitonte kolegu i tij.

 “Kështu që unë isha atje dhe papritmas më dhanë një skenar të quajtur ‘Star Wars’. Mora skenarin, më ofruan shumë para, por i thash se nuk e kuptoja. I dhashë Harrison Fordit një karrierë për të cilën ai nuk më falënderoi kurrë”, tha Al Paciono duke qeshur.

Gjithashtu, duke folur për “Kumbarin” ai e konsideroi argëtues. Madje, tha: “Kam parë së fundmi “The Godfather I”. Gjithmonë ndodhin dy ose tre gjëra në një skenë. Ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë më pas, e gjitha është histori. “The Godfather II” është disi ndryshe, i errët, i ngadalshëm. Por është një film i mrekullueshëm, duhet të them”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!