Pas mbylljes së transferimit të Brozovic mbrëmjen e djeshme, Al Nassr vazhdon të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës që sapo ka nisur.
Siç raporton “The Sun”, klubi arab ka vënë syrin te David De Gea.
Portieri spanjoll, kontrata e të cilit me Manchester United skadoi më 30 qershor, nuk ka rinovuar ende me “Djajtë e Kuq” dhe për këtë arsye aktualisht është i lirë.
Megjithatë, ka ende një shans që marrëdhënia e tij me të United të vazhdojë, sidomos nëse nuk do arrijnë të bindin Interin për Andre Onana./h.ll/abcnews.al