PSG u eliminua nga Bayern Munich në fazën e 1/16 dhe tani gazeta franceze e “L’Equipe” siguron se klubi i Al Khelaifi është gati për një tjetër revolucion të madh me miliona euro në merkato.
Synimi është të fitojnë Champions League dhe sheiku, shkruajnë në Francë, nuk do të kursehet fare. Luis Campos ka bërë tashmë kontaktet e para me disa nga lojtarët që do të dëshironte të sillte në Paris verën e ardshme dhe në listën e emrave fillonë me Skriniar e mbaron me Osimhen.
Negociatat për sulmuesin e Napolit, i cili ka kontratë më të kaltërit deri në vitin 2026, nuk do të jetë aspak i lehtë edhe sepse, siç e pranoi vetë nigeriani, ai ëndërron Premier League në të ardhmen, por ditët e fundit do të kishte pasur një takim sekret misid Camposit dhe agjentit të Osimhen në Paris.
Me 19 gola në 21 ndeshje të ligës, nigeriani po e tërheq Napolin drejt Scudettos që u mungon prej 33 vitesh. De Laurentiis e ka theksuar se do të duhet mbi 100 milionë euro ofertë për ta bindur atë që ta lërë Osimhen të largohet, dhe thuhet se PSG është e gatshme të ofrojë 150 milionë euro, një shumë që vështirë se do të refuzohet.
Galtier pritet të largohet dhe PSG po ëndërron Zidane në krye të stolit. Goditja e parë do të jetë Milan Skriniar nga Interi, mbrojtësi i cili refuzoi rinovimin me zikaltërit dhe bëri një marrëveshje me ekipin francez. Objektiva të tjera janë Sangare, Pau Torres, Kone, Bernardo Silva, Goncalo Ramos dhe Cherki./ h.ll/abcnews.al