Al-Khelaifi elozhe për “gardianin” e PSG: Gigio është një nga më të mirët në botë

schedule15:25 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 7 Nëntor, 2023

Presidenti i “gjigantëve” francezë të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka dhënë këtë të martë, në prag të supersfidës së UEFA Champions League, ndaj “Djajve” të Milan, një intervistë për mediat italiane, në të cilën ka folur edhe për ish-“gardianin” e portës së “kuqezinjve”, tashmë “gardian” i portës së PSG, Gianluigi Donnarumma.

Gjatë intervsitës, Presidenti i 11 herë kampionëve të Francës është shprehur se para se “shtatlartin” italian të portës dëshironte ta nënshkruante 3 vite përpara se ajo gjë të ndodhte vërtetë, pas performancave fantastike që 24-vjeçari dhuroi me “kuqezinjtë”.

“Gigio është ndër portierët më të mirë në botë, ai është ende i ri, shumë profesionist, një person fantastik. Kur nënshkroi për ne ai fitoi kampionatin Evropian me Italinë si lojtari më i mirë, një gjë e pabesueshme për një portier. U përpoqa ta afronim dy ose tre vjet më pare seç erdhi. Ajo që bëri me Milanin është e pabesueshme. Kam respekt të madh për të dhe për Milan”,- u shpreh Al-Khelaifi. /i.m /abcnews.al