Kjo fundjavë shënon 10 vjetorin e vrasjes së Osama Bin Laden, kokën e sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-ve. Bin Laden u vra nga forcat e operacioneve speciale amerikane, Seal Team 6, brenda kompleksit të tij, informon abcnews.al
Emri i tij dhe i rrjetit terrorist al Kaeda erdhi për të përcaktuar një epokë të regjimit dhe ndëshkimit të SHBA duke rrënuar çdo politikë të mëparshme kundër-terrorizmit.
“Lufta kundër terrorit” e Amerikës është gati të hyjë në një faza të re ndërsa Presidenti Joe Biden po përgatitet të tërheqë të gjitha forcat e SHBA nga Afganistani deri në 20 vjetorin e 9/11, por tani al Kaeda pretendon se lufta e saj me Amerikën nuk ka mbaruar.
Në një intervistë ekskulizve për CNN, zyrtari i al Kaedës tha se “lufta kundër SHBA do të vazhdojë në të gjitha frontet e tjera nëse ata nuk dëbohen nga pjesa tjetër e botës islamike”.
Në të kaluarën al Kaeda rrallë u është përgjigjur pyetjeve, duke zgjedhur në vend të kësaj të fshihet pas propagandës së vetë, duke shmangur edhe vëzhgimin më të largët. Është e paqartë pse grupi ka zgjedhur të flasë tani.
Analisti i terrorizmit Paul Cruickshank, shqyrtoi përgjigjet e al Kaedas, tha se është e mundur që “ata ndihen të mërzitur nga vendimi i administratës së Biden për të tërhequr trupa nga Afganistani, por ata gjithashtu mund të kërkojnë të devijojnë vëmendje nga shumë humbje të fundit”./abcnews.al