Organizata terroriste Al Kaeda në Magrebin Islamik (AQMI) u bëri thirrje sot përkrahësve për të vrarë të gjithë ata që fyen e Profetin Muhamed. Organizata kërcënoi për hakmarrje presidentin e Francës Emmanuel Macron sepse mbrojti të drejtën e publikimit të lirë të karikaturave.
“Të vrasësh këdo që fyen profetin është e drejta e çdo myslimani të aftë ta bëjë këtë, ” tha Aqmi në një deklaratë, pas një deklarate të mëhershme nga presidenti francez në një ceremoni për të nderuar kujtimin e profesor Samuel Patti.
Profesorit iu pre koka më 16 tetor nga një çeçen sepse ai u kishte treguar studentëve të tij, karikaturat të Profetit Muhamed.
Macron tha se Franca, në emër të lirisë së shprehjes, nuk do të hiqte dorë nga karikaturat, duke provokuar një valë reagimesh në botën myslimane. Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar kundër Francës në ditët e fundit në shumë vende arabe dhe myslimane. Disa dogjën flamuj francezë dhe portrete të presidentit francez, ndërsa janë bërë propozime për bojkot të produkteve franceze.
“Bojkoti është një detyrë, por nuk është e mjaftueshme, ” shkroi Aqmi, duke u bërë thirrje mbështetësve të saj “të hakmerren”, ndërsa e paraqitën si “dëshmitar” çeçenin ekstremist që vrau Samuel Patti. g.v/abcnews.al