Al-Ittihad nuk dorëzohet për “faraonin”, arabët gati 200 milionë paund për Salah

schedule08:36 - 1 Shtator, 2023

schedule 08:36 - 1 Shtator, 2023

Padyshim kjo merkato vere ka qenë një nga më të “çmendurat”, me klubet arabe që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një sërë “yjesh” të futbollit evropian, ku ndër ta janë Karim Benzema, N’golo Kante e Neymar.

Mirëpo, “gjigandët” e Arabisë Saudite, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, dhe pas refuzimit të ofertës së parë prej 150 milionë paundësh, skuadra e Al-Ittihad është e gatshmë të ofrojë plot 200 milionë paundë, për “faraonin” e Liverpool, Mohamed Salah.

Më herët është raportuar gjithashtu dhe për dëshirën që egjiptian ka për të nisur një “aventurë” të re në kampionatin saudit, mirëpo bordi i “të kuqve” ka diçka tjetër në mendje dhe nuk kanë ndërmend të shesin “yllin” e tyre, sidomos tani që sezoni sapo ka filluar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!