Al-Hilal vazhdon përforcimet me emra të fortë nga Evropa.
Skuadra nga Arabia Saudite, pas shpalljes së marrëveshjes me Ruben Neves, po shikon dy raste me Massimiliano Allegrin për postin e trajnerit dhe Kalidou Koulibaly për qendërën e mbrojtjes.
Sipas raportimeve nga vendi i Lindjes së Mesme, trajneri italian është shumë afër të thotë po dhe të largohet nga Juventusi për punën e tij të parë jashtë Italisë. Gjithashtu, Koulibaly të gjitha tregojnë se ai do të jetë një gjë e së kaluarës nga Chelsea me koston e transferimit te Al-Hilal për 20 milionë euro.
Senegalezi, i cili luajti 32 ndeshje për blutë këtë sezon, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim, dhe do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare. /G.D abcnews.al/