Al-Hilal nuk ndalet këtë merkato, pas Milinkovic-Savic radhën e ka “bomberi” serb

schedule15:58 - 12 Korrik, 2023

schedule 15:58 - 12 Korrik, 2023

Në fillim, Ruben Neves, më pas Kalidou Koulibaly dhe tani Sergej Milinkovis-Savic. Kjo është merkatoja e “çmendur” e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Hilal dhe mesa duket do të vazhdojë akoma.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi saudit ka nisur bisedimet me sulmuesin serb të Fulham, Aleksandar Mitrovic dhe për kartonin e këtij të fundit ka bërë një ofertë prej plot 30 milionë eurosh, ofertë e cila është refuzuar nga klubi anglez.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të anglezëve, bordi i Al-Hilal ka vendosur të përdorë një metodë tjetër, fillimisht të joshë lojtarin me milionat e tyre e më pas ky i fundit të detyrojë klubin që ta shesë. /i.m /abcnews.al