Al-Hilal bën ofertë më të mirë Chelsea për Lukakun, por lojtari dëshiron t’i bashkohet Juves

schedule23:13 - 17 Korrik, 2023

schedule 23:13 - 17 Korrik, 2023

Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku, ka refuzuar edhe një herë klubin saudit.

Një ditë më parë u bë e ditur për gatishmërinë e belgut për t’u transferuar te Juventusi, i cili planifikon t’i ofrojë Chelsea rreth 40 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Al-Hilal pranoi të paguante 50 milionë euro për Lukakun, por vetë sulmuesi refuzoi marrëveshjen, ai është i vendosur të qëndrojë në Evropë dhe preferon të transferohet te Juventus.

Kujtojmë se Interi, ngjyrat e të cilit futbollisti 30-vjeçar mbrojti sezonin e kaluar, doli nga gara për Romelu Lukakun.

Sipas disa raportimeve, Juventus tashmë ka rënë dakord për një kontratë me lojtarin, por do t’i bëjë një ofertë zyrtare Chelsea vetëm pas shitjes së Dushan Vlahovic. /G.D abcnews.al/