Akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë, policia: Princi Leka dhe Elia Zaharia jenë pajisur me urdhër mbrojtjeje

schedule15:02 - 6 Mars, 2024

schedule 15:02 - 6 Mars, 2024

Princi Leka ka kallëzuar ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia se kjo e fundit ka ushtruar dhunë.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se të dyja palët kanë marrë urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Leka Zogu 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja Elia Zaharia, 42 vjeçe, dhe shtetasi Gjergji Zaharia, 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases Elia Zaharia, e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi Leka Zaharia Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!