Akuzoi SHBA, shfajësohet Vuçiç/ Presidenti serb intervistë për CNN

schedule23:35 - 2 Tetor, 2023

schedule 23:35 - 2 Tetor, 2023

Pasi akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës së gënjyen mbi raportet e fundit që tregonin prezence të shtuar ushtarake te forcave Serbe pranë veriut të Kosovës, Aleksandër Vuçiç ndryshoi tërësisht qasje mbrëmjen e kësaj të hënë duke thenë se ky raport i Washingtonit thjesht  nuk ishte plotësisht i saktë.

Në një intervistë për median amerikane CNN me gazetaren Christiane Amanpour, Presidenti i Serbisë deklaroi se Beogradi se ka reduktuar me më shumë se 2/3 prezencen ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

“Ne i kemi vlerësuar gjithmonë raportet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe institucione te tjera amerikane. Problemi është se këto raporte nuk  ishin plotësisht të sakta.”

Një vit më parë kishim 14 mijë trupa ushtarakë pranë kufirit me Kosovën, disa ditë më parë kjo shifer ishte 8400 ndërsa sot janë 4400 trupa ushtarësh.”

Megjithate zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller nuk e konfirmoi largimin e trupave ushtarake serbe nga veriu i Kosovës në konferencën e tij të përditshme për shtyp këtë të hënë, ku tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova se diçka e tillë ka ndodhur.

Në intervistën e tij për CNN, Vucic u pyet se a u mor vendimi për të larguar ushtrinë pranë kufirit si një përpjekje për të shmangur vëmendjen, pasi Milan Radojçiç pranoi përfshirjen e tij në sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës.

Ndërsa tha se Radojiçiç do të përgjigjet përpara Drejtësisë, Presidenti Serb zgjodhi të shmangte pyetjen duke thënë se ai do vetëm një prani të shtuar të KFOR-it në Veri.

Gazetarja e CNN zgjodhi t’i rikthehet një deklarate të Presidentit Serb, i cili përgjate muajit mars kishte thënë se nuk e firmosi Marreveshjen e Ohrit pasi kishte dhimbje në dorën e djathtë, pyetje të cilës Aleksandër Vuçiç zgjodhi sërish duke ironizuar Christiane Amanpour duke akuzuar Prishtinën.

“ Unë e vlerësoj qasjen tuaj objektive dhe të paanshme. Ndoshta ju nuk e keni ndjekur ate që Bashkimi Europian tha pas përfundimit të takimit tonë të fundit. Serbia ishte plotësisht konstruktive, këtë e thanë edhe Josep Borrell dhe gjithashtu Miroslav Lajçak. Ne jemi të gatshem të negociojmë, por Bashkimi Europian e di se Kosova nuk është e gatshme të vazhdojë punën me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.”

Pasi zgjodhi të fshihej pas perdes së Brukselit, Gazetarja e CNN i rikujtoi  Presidentit Serb prioritetin e  tij për anëtarësim të Beogradit në Bashkimin Europian, duke i thënë se mënyra e vetme për të arritur këtë gjë është tryeza e dialogut.

Kur u pyet për rolin e tij destabilizues në Bosnje-Hercegovinë dhe faktin se ai bën deklarata të Kundërta përballe Kombit dhe përballë aleatëve ndërkombëtarë, Vuçiç u irritua dhe akuzoi gazetaren se po bën deklarata që nuk po dalin nga goja e tij.

“Pra ju nuk e mbështesni Milorad Dodik dhe lëvizjet e tij destabilizuese. Epo në rregull, isha e lumtur ta degjoja këtë”.

“Mos vendosni në gojën time fjalë qënuk i kam thënë. Thjesht po thoja se mbështes marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!