Akuzohet si vrasësi i Eglantina Bucit, i vëllai: Motrën e bënë copa, i penduari të tregojë të vërtetën

schedule13:01 - 10 Shtator, 2020

schedule 13:01 - 10 Shtator, 2020

Shkëlzen Buci, personi i cili akuzohet se është autori i vrasjes së motrës së tij, Eglantina Buci, teksa ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje, thotë se dëshmitari duhet të tregoj të vërtetën.

Shkëlzen Buci ka deklaruar se “Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas shumë vuajtjesh, motrën e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror.”

Ai u shpreh se nuk di të qëllojë me armë.

Aktualisht, Buci është pas hekurave për një vrasje të kryer në 2017-ën, për të cilën tha se edhe për atë krim, nuk kishte bërë kryerje të saktë.

LEXO edhe: Kush e tradhtoi Shkëlzen Bucin, si u zbulua 8 vite më pas që vrau motrën?

“Dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën. Për mua mjafton që të gjejë personi i vërtetë që ka vu dorën mbi motrën time, dhe unë le të vdes. S’kam asnjë kompleks për dënimin. Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas vuajtjen e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror. Do të lutem, shokut tim i drejtohem, që t’i nxjerr të gjitha të vërtetat.

Mos hidh baltë se unë jam në burg, se unë jam në burg e babai im po. Se kam bërë një krim, s’do të thotë se jam kriminal, e thua se kam vrarë motrën time. Kam besim tek drejtësia se kjo çështje do të hetohet. E kam besimin tek gazetaria më shumë.

Nëse unë kam marrë pjesë tek këto itinerare, një nga detajet do e nxjerrin të vërtetën. Unë nuk mund të identifikojë askënd për sa kohë që unë nuk kam prova. Se po të kisha prova s’do kisha ardhur këtu. Do i kisha bërë lëvizjet e mia, me shtet, pa shtet.

LEXO edhe: Vdekja ka shoqëruar familjen Buci: Vjehrra vrau nusen, pas Eglantinës vdiq dhe i vëllai

S’mund të identifikojë një njeri specifik. Unë di të them një gjë që; i lutem zotërisë, që të tregohet i sinqertë pa komplekse, pa presione. Të tregojë të vërtetën, siç e dinë. Jo të shpif, Në fund të fundit çdo gjë duhet të provohet”, tha Buci në një prononcim për News 24.

Eglantina Buci u ekzekutua me armë zjarri 8 vite më parë, ndërsa trupi i saj u fsheh në Malin me Gropa, por pak kohë më pas eshtrat e saj u gjetën rastësisht nga persona të tjerë të cilët njoftuan autoritetet.

Lidhur me ngjarjen janë akuzuar vëllai i saj Shkëlzen Buci në rolin e ekzekutorin dhe babai i saj, Faik Buci në rolin e organizatorit të vrasjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!