Akuzohet se zhvati miliona euro përmes mashtrimit, i riu kinez do të ekstradohet drejt Kinës

schedule10:11 - 14 Tetor, 2022

schedule 10:11 - 14 Tetor, 2022

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen në Kinë, pasi autoritet atje kanë lëshuar një urdhër arresti me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa avokatët mbrojtës të 32-vjeçarit kanë pretenduar se klientit të tyre i rrezikohet jeta nëse ekstradohet në Kinë. Ai akuzohet si kreu I një organizate kriminale që përmes mashtrimit kompjuterik ka përfituar 147 milionë dollarë.

Pala mbrojtëse ka paralajmëruar që do e animojnë vendimin dhe në harkun kohor të 10 ditëve do I drejtohen gjykatës së apelit të rrëzojë ekstradimin. Në të njëjtën kohë I riu do të qëndrojnë në arrest shtëpie pasi gjykata refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë. Ai u arrestua në Aeroportin e rinasit në korrik të këtij viti pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Linbin Chen u ndalua nga policia shqiptare pas kontrolleve të pasagjerëve të avionit që mbërriti nga Anglia në pistën e Rinasit. Fillimisht u mbajt në qeli, por gjykata e apelit ndryshoi masën në arrest shtëpie me argumentin se Linbin Chen vuante nga një sëmundje në kokë dhe në burg i rrezikohej jeta.

Vendimi:

“Lejimin e ekstradimit të shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës për efekt t& zbatimit të vendimit penal r. DG (X)

BZ (2022) 00055, date 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kine.

Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit L. Ch.

Nië kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës në Republikën Popullore të Kinës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve.”

Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë euro.

 

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!