Akuzohet se planifikoi vrajsen e Behar Sofisë/ GJKKO, 35 vite burg në mungesë për Jemin Sherën

schedule12:46 - 12 Mars, 2025

schedule 12:46 - 12 Mars, 2025

Gjykata e posaçme dënoi me 35 vite burg Jemin Sherën personin që akuzohet se planifikoi vrajsen e Behar Sofisë. Shera është ende në kërkim, ndërsa SPAK e akuzon si personin që krijoi grupin për të vrarë Sofinë në shkurt të 2021 në Tiranë.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë të parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofisë. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas ka krijuar grupin kriminal.

Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit. Prokuroria tha se ka 168 prova shkresore, kërkon 16 dëshmitarë dhe po ashtu 5 bashkëpandehurit, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti. SPAK dorëzoi në gjykatë 3 akt ekspertime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët në gjykatë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!