Akuzohet se ngacmoi seksualisht të bijën, 37-vjeçari nga Maliqi mohon akuzat

schedule09:45 - 14 Maj, 2020

schedule 09:45 - 14 Maj, 2020

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçë sku një 18 vjeçare ka akuzuar babain e saj se e ka ngacmuar seksualisht.

Mbrëmjen e djeshme Abc Neës ka siguruar dëshminë e vajzës e cila ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja. 18 vjeçarja ditën e hënë ka qenë në banesën e babait bashkë me shoqen dhe shokun e ngushtë të cilët janë larguar më pas, dhe pas qëndrimit vetëm me babain mendohet se babai i ka kërkuar dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

LEXO edhe:AUDIO / Vetëm një herë, është ndjenjë s’e komandoj dot: Del përgjimi tronditës i babait që ngacmoi seksualisht vajzën

Mësohet se 37 vjeçari nën efektin e pijeve alkolike dhe narkotike ka kërkuar marrëdhënie seksuale vajzës së tij. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga videopërgjimet mes babait dhe vajzës. Të afërmit e vajzës kanë kërkuar që drejtësia të vendoset në vend drejtësia dhe kërkojnë një mbrojtje nga policia dhe me psikologët.

Gjithashtu gazetarja  Ledjona Xheladinaj bën me dije për Abc Neës se vajza prej një viti qëndronte me nënën dhe gjyshen e saj në Korçë dhe nuk jetonte me të atin. Burimet bëjnë me dije se 37 vjeçari ka qenë problematik dhe konsumonte lëndë narkotike.

LEXO edhe:“Më kërkoi të kryenim marrëdhënie”: Abc News zbardh dëshminë e vajzës së dhunuar nga babai në Maliq

Ndërsa banorët e fshatit nuk e pranojnë se 37 vjeçari ishte person problematik, dhe të vetmet probleme thuhet se ishin me alkolin dhe me lënden narkotike.  Në dëshminë e siguruar një ditë më parë,Abc Neës ka mësuar se ka qenë 18-vjeçarja ajo që ka denoncuar të atin, ndërkohë që ka siguruar dëshminë e vajzës dhënë për autoritetet gjatë marrjes në pyetje.

Sipas vajzës babai i saj prej kohësh pinte dhe dhunonte bashkëshorten ndërsa i ka kërkuar dhe asaj vetë të kryenin marrëdhënie. Nga dëshmia vajza thotë se ka regjistruar bisedën me të atin ku shihet qartë se çfarë i kërkon 18 vjeçares.

Ndërkohë gazetarja thekson se burime për Abc Neës bëjne me dije se i akuzuari ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ka marrëdhënie të mira me vajzën e tij. Ndërsa i akuzuar para grupit hetimor është shprehur se ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe narkotike kur është bërë regjistrimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!