Akuzohet se ishte në dijeni për abuzime seksuale të priftërinjve, kërkon falje Papa Benedikti XVI

schedule15:07 - 8 Shkurt, 2022

schedule 15:07 - 8 Shkurt, 2022

Papa Benedikti XVI ka kërkuar falje, dy javë pas publikimit të një raporti në të cilin thuhej se ai ka qenë në dijeni për katër raste të abuzimeve seksuale me të mitur kur ishte kryepeshkop në Gjermani. Papa pranoi të martën se “abuzime dhe gabime” kishin ndodhur nën mbikëqyrjen e tij, por mohoi  çdo “sjellje të keqe.”

Lexo edhe: Hetimi: Papa Benedikti ishte në dijeni të priftërinjve pedofilë në Gjermani

“Kam pasur përgjegjësi të mëdha në Kishën Katolike”, tha Benedikti në përgjigjen e tij. “Aq më e madhe është dhimbja ime për abuzimet dhe gabimet që kanë ndodhur në ato vende të ndryshme gjatë kohës së mandatit tim. Çdo rast individual i abuzimit seksual është i tmerrshëm dhe i pariparueshëm.”

Akuzat goditën edhe një herë Kishën Katolike Romake, që prej 20 vitesh tashmë përpiqet të menaxhojë krizën e abuzimeve seksuale. Gjatë papatit të tij tetë-vjeçar, shtoi Benedikti, ai ishte takuar me dhjetëra viktima të abuzimit gjatë shumë udhëtimeve apostolike dhe “kishte parë vetë efektet e një faji shumë të rëndë”.

Megjithatë, në një analizë që shoqëronte letrën, katër ekspertë ligjorë që kishin ndihmuar papën në pension shkruanin se raporti, i hartuar nga një firmë ligjore në Mynih që kreu hetimin, “nuk përmban prova për një pretendim për sjellje të pahijshme ose konspiracion ose mbulim të rasteve, nga ana e Benediktit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!