Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rigjykohet për vrasjen e ‘97/ Tiranë, gjykata ul me një vit dënimin. 23 vjet burg për Tomorr Çelën

schedule16:53 - 20 Janar, 2026

schedule 16:53 - 20 Janar, 2026

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 23 vite burg një ish-polici për një vrasje të kryer në vitin 1997. Ish-polici Tomorr Çela, në një proces të gjykuar për herë të dytë, u shpall fajtor për vrasjen e dy personave më 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë.
Pas ngjarjes, Tomorr Çela u arratis dhe u pikas në SHBA, ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë më 2 qershor 2022, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Çela akuzohet për vrasjen e Elton Danit dhe Ledian Hoxhës pas një përplasje me makinë disa ditë para ngjarjes. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011
Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim, e cila në vitin 2014 i uli atij vetëm një vit burg.
Çela kërkoi sërish rigjykim dhe togat e zeza lanë në fuqi të njëjtin vendim të dhënë më herët, ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!