Akuzohet për vrasje dënohet me 3 vjet e gjysmë burg ish deputeti

schedule15:10 - 4 Qershor, 2021

schedule 15:10 - 4 Qershor, 2021

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka shpallur fajtor ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin, i cili akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, në gusht të vitit 2014.

Në vendimin e kësaj të premte gjykata ka dënuar me 3 vjet e gjysëm burg Gecin.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.

Ndërkohë rigjykimi në këtë rast ka përfunduar me 2 qershor. Gjatë asaj seance, prokurori Naim Beka ka kërkuar dënimin e Gecit, kurse ky i fundit ka kërkuar nga gjykata që të veproj në bazë të provave, pasi ka deklaruar se bëhet fjalë për vetëmbrojtje.

Ish deputeti akuzohet se Ruzhdin Shaqirin e kishte vrarë në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!