Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për trafik të klandestinëve drejt Britanisë së Madhe, shqiptari rrezikon 6 vite burg

schedule10:50 - 4 Maj, 2023

schedule 10:50 - 4 Maj, 2023

Një shqiptar 49-vjeçar me banim në Anderlecht i cili akuzohet për kontrabandë me qenie njerëzore, rrezikon 6 vite burg. Në mediat e huaja shkruhet se në shkallën e parë ai është dënuar me 15 muaj burg, sepse gjykata gjeti prova vetëm për 4 persona të kontrabanduar, nga 19 që ai akuzohej më parë.

Ndërkohë kujtojmë se më 18 shtator 2020 dhe 22 janar 2021, përkatësisht katër dhe gjashtë shqiptarë u gjetën në një rimorkio në portin e Zeebrugge. Nga kontrollimi i celularëve të tyre u zbulua se ata ishin në kontakt me Aleks B., 49-vjeçarin shqiptar, i cili prej 21 vitesh jeton në Anderlecht pa dokumente qëndrimi, ndërkohë që u arrestua në gusht 2021.

Ai mësohet se ka kontrabanduar gjithsej 19 persona në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjykata ka konstatuar vetëm faktet e 18 shtatorit 2020 për katër persona dhe e ka dënuar me 15 muaj burg dhe 32 mijë euro gjobë.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, shqiptari nuk ka mësuar nga gabimet e së shkuarës. Aleks B., ishte dënuar tashmë me dy vjet burg për kontrabandë me qenie njerëzore në vitin 2014. Mësohet se prokuroria ka gjetur edhe rastet e tjera të kontrabandës të vërtetuara në bazë të hetimeve telefonike, ndaj edhe kërkoi 6 vjet burg dhe 152 mijë euro gjobë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!