Akuzohet për tjetërsim pronash, burg për Jorgo Goron

schedule15:04 - 26 Mars, 2024

schedule 15:04 - 26 Mars, 2024

Mbetet në fuqi masa e “arrestit në burg” për kryebashkiakun në detyrë të Himarës Jorgo Goro.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporon se u ndryshuar masa e sigurisë, nga  ajo e arrestit shtëpiak në hetim në gjendje të lirë per ish-drejtorin e ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj.

Ndërkaq, për ish-juristin e Kadastrës Vlorë, Vezir Gjikoka u la në fuqi masa e arrestit shtëpiak. Në kërkim, por me masë tëc aktuar “arrest ne burg”, vijon të jetë Stavri Mëhilli, ndërsa në kerkim me masë “arrest shtëpie”, vijon edhe ish-drejtori i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Basho.

Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Po ashtu, Goro akuzohet se ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!