Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme mesditën e së hënës.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se ka nisur seanca për marrjen në pyetje për Beqajn, i cili akuzohet për shperdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.
“Seanca për Ilir Beqajn ka nisur në orën 12:00. Beqaj i shoqëruar nga dy avokatë, u paraqit 30 minuta para zhvillimit të seancës. Do të merret në pyetje nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Do të shohim përfundimin e seancës së sotme. Beqaj ka deklaruar se nuk është dakord me masat e caktuara. Por do të shohim vijimin e seancës dhe përfundimin e saj. Nuk mund të kemi ndryshim të masës së sigurisë. Ai do të pretendojë ndryshimin e masës së sigurisë”, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.
Për të njëjtën çështje, janë arrestuar ish -zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata jane nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Të dy ndodhen në qeli dhe gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri./abcnews.al