Një 59 vjeçar në Durrës është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për ngacmim seksual. Siç raporton policia ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin në kërkim R. A., 59 vjeç, banues në fshatin Romanat Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Ngacmim seksual“, thotë policia.
Në pranga ka rënë edhe një 19 vjeçar i cili ka përplasur me makinë një të re.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 25 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al