Tepelenë/ 40 ditë burg mësuesit të dhunuar pas akuzave për ngacmim të një nxënëseje

schedule10:31 - 20 Janar, 2023

schedule 10:31 - 20 Janar, 2023

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi te dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!