Akuzohet për “masakrën e Lushnjes”, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Orges Bilbilin

schedule10:51 - 27 Gusht, 2020

schedule 10:51 - 27 Gusht, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për lirim.

LEXO edhe: EKSKLUZIVE/ Orges Bilbili lëvizte lirshëm me dokument policie në Tiranë

Bilbili së bashku me Laert Haxhiun dhe Anterio Kaloshin akuzohen për masakrën e Lushnjës në vitin 2017.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC News, dyshohet se në “masakrën e Lushnjes”, Bilbili, Kaloshi dhe Haxhiu synonin të vrisnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, dhe u plagos pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

LEXO edhe: Masakra e Lushnjës:  Dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit me pasaportë false

Prokuroria ka ngritur akuzat për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar kriminal” ndaj 3 të arrestuarve.

Bilbili, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në rrethin e Lushnjës e në Shqipëri, por edhe në kërkim ndërkombëtar.

Aso kohe kërkime të shumta janë kryer në gjithë territorin shqiptar por që nuk kanë bërë të mundur kapjen e Bilbilit.

Orges Bilbili u arrestua në Tiranë gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.

Arrestimi nga policia e Tiranës i Orges Bilbilit u quajt një sukses i konsiderueshëm.

Kjo për faktin se policia është e bindur se ai është një nga tre autorët e dyshuar të disa vrasjeve të pamëshirshme, që vitet e fundit kanë terrorizuar Lushnjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!