Akuzohet për korrupsion, SPAK vë në pranga inspektorin e tatimeve në Tiranë

schedule15:36 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:36 - 10 Shtator, 2020

SPAK në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë vënë në pranga një 37 vjeçar me detyrë inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve, i cili akuzohet për korrupsion.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tatimori”, është bërë i mundur arrestimi i 37 vjeçarit i cili rezulton se shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar shumën monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimori”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Tatimori”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-E. T., 37 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!