Një ekstremiste amerikane e ekstremit të djathtë u dënua të mërkurën me 18 vjet burg për komplot për të sulmuar infrastrukturën e sistemit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike rreth Baltimores.
Sarah Clentaniel, 36 vjeç, u arrestua në shtetin e Maryland, në të njëjtën kohë me Brandon Russell, bashkëthemelues i organizatës neo-naziste amerikane Atomëaffen, nga Florida (juglindje).
Të dy i përkasin lëvizjes, në të cilën rekrutohen ndjekësit e teorisë së epërsisë së racës së bardhë.
Lëvizja u krijua në SHBA dhe ka frymëzuar sulme në pjesë të tjera të botës, qëllimi i saj është të përshpejtojë “luftën midis fiseve”, të cilën ajo përshkruan si të pashmangshme.
Sarah Cledaniel u deklarua fajtore në maj 2024 për planifikimin e një sulmi në infrastrukturën e sistemit energjetik të Maryland dhe posedimin e një arme në mënyrë të paligjshme, pasi ajo kishte një precedent penal.
/abcnews.al