Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim Luan Dacin

schedule12:00 - 25 Shtator, 2020

schedule 12:00 - 25 Shtator, 2020

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen e gjyqtarit Luan Daci.

Gjyqtari i KPA ka qenë i pranishëm në seancën e sotme i shoqëruar nga avokati i tij Jordan Daci.

Daci akuzohet për falsifikim dokumentesh pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.

Sipas SPAK, Daci nuk e ka deklaruar shkarkimin e tij në momentin kur ka aplikuar për të qenë gjyqtar në KPA.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!