GJIROKASTËR- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Sabadell, Spanjë në muajin qershor 2025, i ka caktuar 39-vjeçarit Elson Bena masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe për vjedhje të energjisë elektrike, vepra për të cilat në Kodin Penal të Spanjës, maksimumi i dënimit është 6 vjet burgim.
Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.
/abcnews.al/

