Akuzohen se spiunonin për shërbimin sekret izraelit, dënohen me burg 37 persona në Turqi

schedule16:14 - 18 Shtator, 2024

schedule 16:14 - 18 Shtator, 2024

Një gjykatë turke ka dënuar 37 persona të akuzuar se kanë kryer aktivitete spiunazhi në favor të shërbimit sekret izraelit Mossad, me dënime që variojnë nga 6 deri në mbi 8 vjet burg.

Dy nga të pandehurit u dënuan me 8 vite e 4 muaj burg ndërsa 35 të tjerët me 6 vjet e 8 muaj burg.

Të pandehurit u akuzuan se punonin për Mossad-in për të ndihmuar institucionet e spiunazhit t’u dërgonin para operativëve të saj dhe se po bënin “punë taktike” për objektivat e Mossad-it.

Ndërsa konflikti palestinezo-izraelit po vazhdon, Turqia ka zbuluar disa rrjete të operuara nga Mossad në vend. Që nga janari, autoritetet kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra njerëz të dyshuar për lidhje me Mossad-in e Izraelit. Gjashtë persona u akuzuan në mars./abcnews.al