Akuzohen se shtuan vota, kush janë numëruesit e kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës

schedule11:41 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 11:41 - 22 Dhjetor, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar në Prokurorinë e Tiranës 67 numërues të kapur me shkelje gjatë procesit të numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit. Numrin më të lartë të shkelësve sipas KQZ e ka Tirana, ku janë identifikuar 21 numërues të cilët akuzohen se kanë hequr apo kanë shtuar vota për kandidatë ose parti të ndryshme.

“Gjatë procesit të këqyrjes së mëparshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor krahasuar me numrin real të votave që u gjet në kutinë e votimit.

Në këto kushte KQZ vendosi të bëjë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të grupeve të numërimit. Kërkojmë nga ana juaj ndjekjen penale ndaj shtetave me detyrë anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në qendrën e votimit pasdi ka indicie se kanë konsuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i kodit penal për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në shkresën e KQZ.

Emrat e kallëzuar 

  1. Pëllumb Brusha
  2. Lavdi Kajmaku
  3. Ervin Kajo
  4. Eraldo Kazija
  5. Indrit Laçi
  6. Oen Nallbani
  7. Sajmir rushit
  8. Dritan Kerri
  9. Ervis Mansaku
  10. Arjan Tafa
  11. Besmir Gaxha
  12. Alti Elezaj
  13. Enri Durmishi
  14. Erisa Fero
  15. Eda Begaj
  16. Besjana Heremi
  17. Klevis Sorra
  18. Emirjan Hasa
  19. Blerta Nure
  20. Dritan Dango
  21. Krisa Lani

m.v/Abcnews.al