Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzohen se “mbushën” ishullin e të pasurve me drogë, shqiptarët: E kishim për përdorim vetjak

schedule15:44 - 8 Qershor, 2021

schedule 15:44 - 8 Qershor, 2021

Katër personat e arrestuar të premten për trafikim të lëndëve narkotike në Mykonos, mes të cilëve edhe kreu i bandës me origjinë shqiptare kanë mohuar akuzat e ngritura nga grupi hetimor.

Ata thanë se nuk kanë asnjë lidhje me trafikimin e lëndës narkotike duke shtuar se substancat e kapura nga policia i kishin përgatitur për përdorim vetjak.

Avokati i dy prej të akuzuarve deklaroi gjatë dyerve të gjykatës se kanë besim te drejtësia për gjykimin e çështjes në mënyrë të paanshme.

Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një shqiptar i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.

Sipas mediave greke ata shpërndanin lëndë narkotike në ishullin e të pasurve, Mykonos. Grupi ishte ndjekur prej disa muajsh me dron. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!