Akuzohen për abuzim me të miturën/ Korçë, në pranga një 41-vjeçar dhe një 22-vjeçar

schedule09:17 - 24 Korrik, 2024

schedule 09:17 - 24 Korrik, 2024

Dy persona, një 41 vjeçar dhe një 26 vjeçar janë vënë në pranga në Maliq, pasi akuzohen se kanë abuzuan seksualisht me një 16 vjeçare.

Sipas uniformave blu 16-vjeçarja ka kallëzuar në polici në prani të nënës dhe psikologut se në muajin qershor të vitit 2024, 41 vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para.

Ndërkohë, 26 vjeçari, banues në fshatin Podgorie në Pogradec dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!