Dy persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se më 19 maj këtij viti kanë vjedhur një banesë, Ata akuzohen si autorë të vjedhjes në dy banesa të tjera dhe dy magazina të ndodhura në qytetin e Kavajës.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve : E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia. m.v/abcnews.al