Akuzat për tradhti/ Meçollari: Asgjesimi i kreut të Wagnerit çështje kohe. Hide: Nëse eliminohet, dobësohet Rusia

schedule21:00 - 16 Maj, 2023

schedule 21:00 - 16 Maj, 2023

Kreu i grupit rus të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin hodhi poshtë raportimet e mediave amerikane se kishte ofruar që të tradhtonte pozicionet ruse. The Washington Post duke cituar informacione nga inteligjenca amerikane, tha se Prigozhin i kishte ofruar inteligjencës ukrainase zbulimin e lokacioneve të trupave ruse në këmbim që Ukraina të tërhiqte trupat e saj nga Bakhmuti.

Duke folur për këto raportime, kolonel Dritan Demiraj tha në një lidhje live për emisionin “Lufta dhe Paqja” me gazetarin Artur Zheji se kishte informacione se Prigozhin ka shkëmbyer informacione për drejtorin e agjensisë së inteligjencës ushtarake ukrainase dhe se madje ai vetë ka pranuar se kanë bashkëpunuar. Ai shtoi më tej se është çështje kohe asgjesimi i tij nga ana e Moskës.

“Kam disa informacione që Yevgeny Prigozhin ka shkëmbyer informacione me drejtorin e agjensisë së inteligjencës ushtarake ukrainase, që është numri tre në Ukrainë. Edhe vetë Prigozhin ka pranuar se në disa raste ka bashkëpunuar dhe është interesant fakti se tha kemi bashkëpunuar edhe në Afrikë me Budanov.“, tha Demiraj.

Sipas ekspertit Artur Meçollari Prigozhin po kërkon që të gjejë një rrugë dalje.

Besoj se Prigozhin po gjen një rrugëdalje por jo në drejtim të Moskës por në atë të Kievit. ëagner ka pasur kontakte me Ukrainën sidomos për shkëmbimin e robërve të luftës. E dyta, fakti që nuk lëviz nga territori i luftës do të thotë se është i izoluar dhe nuk ka ku të shkojë mesa duket. Kjo të bën të besosh se Prigozhin është duke gjetur një rrugëdalje. Duket se situata në Moskë për të është e pafavorshme.“, tha Meçollari.

Ndërkohë sipas ekspertit Enri Hide, nëse do të eliminohej kreu i Wagnerit, Rusia do të dobësohej në disa fronte.

“Kjo është lëvizje më shumë taktike se do të sillte më shumë ujë në “mullirin” e tij duke i forcuar pozitat dhe nevojën që mund të ketë për të në stablishmentin ushtarak rus. Nuk përjashtohet ky lloj komunikimi por e habitshme që informacione të tilla rrjedhin në shtyp. Këto informacione mund të ndryshojnë fatin e një lufte se nëse Prigozhin eliminohet nga ekuacioni, dobësohet Rusia në disa operacione ku kanë fokusuar vëmendjen e tyre.“, shtoi Hide./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!