Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla: Basha të kallëzojë penalisht Berishën

schedule12:34 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 12:34 - 2 Dhjetor, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të kallëzojë penalisht Sali Berishën. Ish-kryeministrri deklaroi disa ditë më parë se Basha dhe Balla ndanë 1.5 milion eurot e kapura në “Toyota Yaris”.

“Unë i kërkoj zotit Basha ta kallëzojë Berishën, nëse Basha ka bashkëpunuar me mua në atë çështje. 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju. Dhe për gjërat që me të padrejtë na keni akuzuar ne tani dëgjoni Saliu t’jua thotë ju,” deklaroi Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!